Lajme

Nënkryetarja e SBASHK jep detaje mbi pezullimin e grevës, tregon a do të rifillojë në janar

11/23/2022 20:15
nga:Y I

Nënkryetarja e SBASHK, Vjollca Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka bërë të ditur se janë takuar me zëvendësministrin e Arsimit, Dukagjin Pupovci dhe kanë diskutuar për Ligjin e Pagave.

Shala tha se shpresojmë që shpejt të procedohet Ligji në Kuvend.

“Shpalljen e grevës e ka bërë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe në të njëjtën kohë pezullimi i grevës është bërë nga BSPK-ja dhe është pezulluar në një afat deri në janar të vitit 2023 kohë edhe kur do të plotësohen kërkesat tashmë të njohura për të cilat ka qenë edhe SBASHK në grevë. Të fillojë të bëhet Ligji i Pagave, sigurimet shëndetësore, plotësim-ndryshimi i ligjit të skemave pensionale .Me Ministrinë e Arsimit kemi patur një takim javën e kaluar, jemi takuar me zëvendësministrin Dukagjin Pupovci dhe kemi biseduar për çështjen e Ligjit të Pagave dhe ne shpresojmë se së shpejti do të procedohet ky Ligj në Kuvend”

E pyetur se a pritet të ketë sërish grevë pas muajit janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, Shala u përgjigj kështu.

“Meqë grevën e ka shpallur dhe pezulluar BSPK-ja, ne besojmë se prap do të mblidhet kryesia ekzekutive e BSPK-së me qëllim të analizimit të situatës dhe gjendjes aktuale që do ta kemi” tha Shala për “Gazeta Blic”.