Lajme

Haradinaj paralajmëron: Situata në veri është drejt eskalimit, zgjidhje do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë

11/23/2022 11:28
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se zgjidhja më e mirë për situatën në veri do të ishte, pranimi i kërkesës amerikane në kohë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se gjetja e një zgjidhje është e domosdoshme, teksa shton se situata në veri është drejt eskalimit.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.
Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.
Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.