Kupa e Botës 2022

Eriksen: “Është bukur të rikthehem pas Kampionatit Evropian, tani dua të shkoj larg me Danimarkën”

11/23/2022 09:12
nga:Lorik J

Christian Eriksen u rikthye në fushë me fanellën e Danimarkës në një turne të madh ndërkombëtar pasi pësoi arrest kardiak gjatë Kampionatit të fundit Evropian.

Danimarka e tij barazoi me Tunizinë 0-0 në ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Eriksen u shpreh shumë i lumtur për rikthimin e tij në fushë në turne si ky, teksa tha se shpreson të shkojnë larg në këtë garë.

“Jam i lumtur që jam rikthyer pas problemit të madh të vitit të kaluar. Fatkeqësisht nuk shkuam përtej një barazimi, prisnim një rezultat më të mirë, por jam i lumtur që jam rikthyer. Ne duam të shkojmë larg, duhet të përmirësojmë performancën dhe të luajmë më mirë se sot që të mund ta bëjmë atë”, tha Eriksen për Rai.

/GazetaBlic Sport