Sot është dita e 273-të e luftës në Ukrainë.
Guvernatori rajonal i Zaporozhye, Oleksandr Starukh, njoftoi mëngjesin e sotëm në Telegram se një i porsalindur u vra në një sulm me raketa ruse në një maternitet në qytetin e Vilnyansk në rajonin e Zaporozhye.
Strehimoret publike, të ashtuquajturat, do të hapen në të gjithë Ukrainën. Qendrat e pathyeshmërisë ku qytetarët më vulnerabël do të pajisen me energji elektrike, ngrohje, ujë, internet, lidhje celulare dhe ilaçe falas 24 orë në ditë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij me video drejtuar kombit mbrëmë.
“Nëse sulmet masive ruse përsëriten dhe bëhet e qartë se nuk do të ketë energji elektrike për orë të tëra, Qendrat e Pamposhtësisë do të hapin dyert për qytetarët”, tha Zelensky.
⚡️Russia strikes maternity ward in Zaporizhzhia, newborn baby killed.
A Russian missile struck the maternity ward of the Vilnianska Hospital near Zaporizhzhia early on Nov. 23, Governor Starukh wrote on Telegram. A newborn baby was killed in the attack.
? Starukh/ Telegram pic.twitter.com/O0b41fvAdh
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) November 23, 2022


