Këmbanat e alarmit bien në Angli. I zëvendësuar nga Callum Wilson në minutën e 76-të të ndeshjes kundër Iranit (6-2), Harry Kane vazhdon me dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë dhe të mërkurën do t’i nënshtrohet një sërë testesh në atë zonë.
Vetëm pas rezultateve të këtyre testeve do të dihet, sipas The Athletic, nëse sulmuesi i Tottenham mund të jetë një opsion për Gareth Southgate në takimin mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara, në raundin e dytë të Grupit B të Kupës së Botës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në fund të lojës ndaj Iranit, ai ndjeu një shqetësim dhe largua nga stadiumi me zonën e prekur të mbështjellë me fasha.
/GazetaBlic Sport/