Kupa e Botës vazhdon nesër me disa ndeshje interesante.
Në fushë do të zbresin kombëtare të mëdha si Spanja, Gjermania, Kroacia e Belgjika, shkruan GazetaBlic Sport.
Me fillim nga ora 11:00, Maroku përballet me Kroacinë, ndeshje kjo që vlen për grupin F.
Më pas në ora 14:00, Gjermania përballet me Japoninë në grupin E, kurse poashtu Spanja me Kosta Rikën ndeshen në ora 17:00 brenda këtij grupi.
Në mbrëmje, Belgjika dhe Kanada e mbyllin një ditë me 4 ndeshje në Katar, me takimin që luhet nga ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/