Ka përfunduar ndeshja mes Francës dhe Australisë.
Kampioni i botës e ka nisur në mënyrë fantastike misionin për ta mbrojtur epitetin e më të mirit, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Gjelat’ fituan me rezultat 4 me 1, me shifrat që u përmbysen në ‘Accor Stadium’.
Goodwin shënoi në minutën e 9-të për 0 me 1, por me golat e Rabiot dhe Giroud, Franca e përmbysi rezultatin dhe shkoi në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, Mbappe realizoi gol me kokë, kurse Giroud shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për kombëtaren e tij.
Shumë i kënaqur me fitoren ishte trajneri i kësaj kombëtarje, Didier Deschamps.
“Edhe pse të ishim të ftohtë në fillim, bëmë atë që duhej pas pjesës së dytë, mund të kishim një rezultat më të thellë. Ne vendosëm shumë gjëra të mira, Australia la forcë në pjesën e parë, unë nuk ua heq meritat lojtarëve, përkundrazi, kishin një paraqitje fantastike”, tha Deschamps.
/GazetaBlic Sport/