Lajme

Tajani: Nuk dua që lufta të ndodhë sërish

11/22/2022 18:14
nga:G B

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, c, ka thënë se nuk dëshiron që sërish të bëhet luftë.

Kjo pas tensionimeve në veri dhe zhvillimeve të fundit rreth targave ilegale serbe.

Ai tha se qëllimi është që zgjidhja e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Kryediplomati italian në konferencën e përbashkët me homologen e tij kosovare Donika Gërvalla, tha se po planifikojnë që ta organizojnë një takim në Romë, duke treguar edhe kështu dedikimin e Italisë ndaj rajonit të Ballkanit.

“Nuk dua që lufta të ndodh sërish. Të njëjtin fjalim e kam thënë edhe në Serbi. Që nga dita e parë, Kurtin që do ta takoj më vonë për t’i thënë se ne jemi të angazhuar për ta siguruar paqen. Punojmë së bashku. Të njëjtën gjë e kam thënë edhe në Serbi”, tha Tajani.