Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Meksikës dhe Polonisë.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje më e mirë e skuadrës së drejtuar nga Gerardo Martino, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
E parrezikshme në anën tjetër ishte Polonia e Robert Lewandowskit, që nuk tregoi pothuajse asgjë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/