FIFA ‘korrigjoi’ sot kapacitetin e tetë stadiumeve të Katarit që po presin fazën finale të Botërorit, pasi u konstatuan mospërputhje në dy ditët e para të garës.
Të dielën, në ndeshjen hapëse, FIFA kishte njoftuar se në stadiumin Al Bayt kishte 67.372 shikues, kur kapaciteti maksimal i treguar është 60.000. E njëjta gjë ndodhi edhe në ndeshjen e së hënës mes Anglisë dhe Iranit, kur u njoftuan 45,334 vizitorë kur kapaciteti maksimal tregonte 40,000, përcjell GazetaBlic Sport.
Një skenar që më pas bëri që FIFA të ‘korrigjonte’ kapacitetin e secilit stadium: Stadiumi Al Bayt – 68,895; Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa – 45,857; Stadiumi Al Thumama – 44.400; Stadiumi Ahmad Bin Ali – 45,032; Stadiumi Lusail -88,966; Stadiumi 974 – 44,089; Education City Stadium – 44,667 dhe Al Janoub Stadium – 44,325.
/GazetaBlic Sport/