Lajme

Çitaku: Degradim total, nga dialogu për njohje reciproke në urgjencë për targa

11/22/2022 14:53
nga:Genita C

Degradim total të procesit, e ka quajtur Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, situatën e fundit e krijuar në Dialogun Kosovë-Serbi, në dritën e mosgjetjes së një zgjidhje për çështjen e targave të paligjshme serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Çitaku e sheh përmbysje të situatës gjendjen aktuale teksa konstaton se “nga bisedimet për njohje reciproke, po flasim me urgjencë për targa”.

“Sukses se jo mahi”, u shpreh ironikisht ajo përmes një shkrimi të shkurtë në llogarinë e saj në Facebook.