Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Kurti për shtyerjen e afatit të targave, për 48 orët e ardhshme.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Haliti thotë se çdo veprim që ka synim dialogun dhe marrëveshjen paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet të kundërshtohet.
“Çdo veprim që krijon hapësirë për dialog dhe marrëveshje paqësore në mes të dy vendeve është i mirëpritur. Uroj që të ketë marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët”, tha Haliti për Gazetën Blic.
Kujtojmë se, dje Kurti aprovoi propozimin e SHBA-ve për shtyrjen e afatit të targave për 48 orët e ardhshme, duke theksuar se është kënaqësi të bashkëpunosh me Uashingtonin.
Ai përmes një statusi në Tëitter tha se është i lumtur të bashkëpunojë me SHBA dhe BE për zgjidhjen e tensioneve brenda dy ditëve të ardhshme.
“E falënderoj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin. E pranoj kërkesën e tij që vendimi të shtyhet për 48 orë të tjera për fazën e gjobitjes së targave ilegale. I lumtur të punoj me ShBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje brenda dy ditëve të ardhshme”, shkroi ndër të tjera Kurti.
Agim Veliu për Gazeta Blic: Kurti t`i dëgjoj amerikanët, mos të bëjë veprime jo burrërore


