Lajme

Agim Veliu për Gazeta Blic: Kurti t`i dëgjoj amerikanët, mos të bëjë veprime jo burrërore

11/22/2022 12:04
nga:N M

Qeveria e Kosovës saktësisht kryeministri i vendit Albin Kurti “më në fund” i është bindur kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrje të afatit për targat ilegale, raporton gazeta Blic.

Kurti ka njoftuar mbrëmë se afati është shtyrë për 48 orët e ardhshme ashtu siç kanë kërkuar zyrtarë të lartë të SHBA-së.

Aktualisht nuk ka zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat ilegale por që amerikanët kanë kërkuar këtë kohë shtesë në mënyrë që palëve t`iu mundësohet gjetja e një zgjidhjeje.

Për këtë situatë ka folur ish ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu në një deklaratë për Gazeta Blic.

Veliu që aktualisht është deputet I Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dashur qysh moti t`i bindet kërkesës së amerikanëve, si vendi më aleat i Kosovës.

Ai ka pasur edhe disa këshilla për shefin e ekzekutivit.

“Atë çka është dashur ta bëj me kohë, ta dëgjoj këshillën(kërkesën)e SHBA-ve per shtyrje! E jo të bëj veprime të këtilla jo burrërore!”, tha Veliu

Ish ministri i Punëve të Brendshme ka pasur disa këshilla për Kurtin se di të veproj në këto momente.

“Të sillet në raport me pozicionin dhe përgjegjësinë që e ka”, ka thënë Veliu.

Kosova dhe Serbia gjatë ditë së djeshme për më shumë se tetë orë nuk kanë arritur pajtim në Bruksel për çështjen e targave ilegale KM PR e të tjera.

Të dyja palët Kosova dhe Serbia kanë akuzuar njëra tjetrën për mos konstruktivitet por që ka qenë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian  Joseph Borrel që ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit të vendit Albin Kurti gjatë takimit Kurti – Vuciq –Borrel – Lajçak.

Senatorët amerikanë: Jemi të shqetësuar për rrezikun e dhunës në veri të Kosovës

Ambasadori gjerman: Është absurde të përshkallëzohet situata për targat