Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Argjentinë – Arabi Saudite.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin minimal 1:0, me golin e shënuar nga Leo Messi, përcjell GazetaBlic Sport.
Leo Messi realizoi gol pas 10 minutave lojë nga pika e penalltisë.
Rezultati mund të ishte shumë më i thellë, megjithatë mbrojtja e Arabisë Saudite funksioni mirë – pasi tri gola të Argjentinës u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.
Messi dhe dy herë Martinez realizuan, por golat u anuluan nga VAR’i.
/GazetaBlic Sport