Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

11/22/2022 10:38
nga:Y I

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në rrugën “Abdylselam Ahmeti” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Z.T (M/K), i moshës 42 vjeçar.

Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i Policisë: