Lajme

Ekskluzive: Këta janë katër kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave në veri të Kosovës

11/22/2022 09:25
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në KQZ emrat e katër kandidatëve për për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gazeta Blic ka mësuar nga burime brenda kësaj partie emrat e kandidatëve të përzgjedhur të PDK-së për të garuar në këtë pjesë të Kosovës.

Mitrovicë e Veriut – Taulant Kelmendi
Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi
Zubin Potok – Izmir Zeqiri
Zveçan – Ilir Peci

Përveç PDK-së, deri të hënën pasdite ka paraqitur aplikimin edhe Iniciativa Qytetare Mitrovicë me kandidatin e saj për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ende nuk dihet nëse edhe partitë tjera të mëdha shqiptare do të marrin pjesë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 18 dhjetorit.

Afati për të paraqitur emrat e kandidatëve të tyre është shtyrë nga KQZ-së deri më 25 nëntor 2022