Anglia pati një paraqitje spektakolare sot në Kupën e Botës duke e mposhtur Iranin me rezultat 6:2.
Megjithatë, kjo performancë e Anglisë nuk e ka bindur analistin e emisionit “VAR SportShow” në “Tëvë1”, Alban Dragusha i cili mendon se “Tre Luanët” nuk janë favorit për ta fituar Kampionatin Botëror, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mua nuk më bind Anglia, nuk e shoh si favorite për ta fituar Botërorin. T’i shohim edhe ndeshjet e ardhshme të Anglisë, po ende nuk më bindin që janë për ta fituar Kupën e Botës”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/