Analisti politik, Gazmir Raci, ishte i ftuar sonte në “Info Magazinë” në Klan Kosova.
Ai ndër të tjera u shpreh se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshjen finale.
“Serbia nuk ka interes as për marrëveshje përfundimtare, Serbia nuk ka interes as për asociacionin, Serbia e dëshiron territorin, provojë para tri viteve me korrigjimin, nuk mundi, tash rikthehet përmes strukturave paralele që i ka rifuqizuar”.
Ai tha se Serbia e ka shkelur, siç u shpreh ai në mënyrë flagrante marrëveshjen e vitit 2013 Brukselit.
“Serbia e ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjen e vitit 2013 Brukselit , sepse i ka rithemeluar strukturat paralele në Kosovë, kjo është e qartë dhe kjo do të duhej që nga faktorët ndërkombëtar, sidomos nga institucionet e BE-së t’i fakturohet në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, sepse po e shkel Kapitullin 35”, u shpreh tutje ai.


