Kupa e Botës 2022

Kane, shqetësimi i Anglisë – kapiteni ka probleme me kyçin e këmbës

11/21/2022 19:33
nga:E K

Fitorja e Anglisë ndaj Iranit ‘ngrinë’ me situatën e Harry Kane.

Kombëtarja e Anglisë fitoi me spektakël ndaj Iranit, me rezultatin 6:2, por shqetësimi i tifozëve mbetet me Harry Kane.

Kapiteni i kombëtares angleze la stadiumin duke çaluar, pasi mori një goditje në kyçin e këmbës.

Kane luajti për 76 minuta në ndeshjen ndaj Iranit, ku regjistroi dy asistime.

Lojtari mori një goditje të fuqishme, pas së cilës vazhdoi ndeshjen. Por, më pas u pa duke çaluar, në fund të ndeshjes, kur po linte stadiumin.

Anglia shpreson që lojtari të shmang ndonjë lëndim dhe të jetë gati për ndeshjen e radhës.