Lajme

Zyka: Nuk u arrit marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për targa

11/21/2022 18:20
nga:G B

Gazetarja Erisa Zyka në një lidhje direkte nga Brukseli ka treguar se në Bruksel nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka shtuar se interpretimet e palëve janë të ndryshme sa i përket këtij takimi.

“Konkluzioni ishte se nuk ka marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës lidhur me çështjen e targave që e shqetësonte kaq shumë Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar për një përshkallëzim të mëtejshëm të mundshëm në veri të Kosovës”.

“Ndërkohë se çfarë ndodhi me pjesën tjetër sepse interpretimet janë të ndryshme. Deklarata e Kurtit tregon që në fakt për palën e Kosovës ka qenë delegacioni i Serbisë që nuk ka qenë i gatshëm të pranojë një çështje kryesore të propozimit të BE-së dhe prandaj delegacioni i Kosovë nuk ka arritur që të gjejë pajtueshmërinë e duhur”.