Gazetarja argjentinase Dominique Metzger denoncoi një grabitje ndaj së cilës ishte viktimë gjatë një lidhjeje live nga Doha që mbulonte Kupën e Botës Katar 2022 për TN.
Në rrjetet sociale, gazetarja e ‘Todo Noticias’ ka rrëfyer atë që ndodhi në grabitje dhe momentin kur shkoi për të bërë denoncimin dhe deklaratat pranë autoriteteve.
“Epo, përvoja e Katarit: sapo më vodhën portofolin kur po bënim një transmetim të drejtpërdrejtë. Unë jam në komisariat dhe më dërguan këtu për të raportuar sepse garantojnë që gjithçka është nën vëzhgim dhe se do të gjejnë portofolin që kishte dokumentet, paratë, kartat e mia, gjë që është padyshim ajo që më shqetëson më shumë”, shpjegoi Dominique Metzger në kanalin argjentinas TN.
“Policia më pyeti: “Çfarë doni të bëjë drejtësia? Do ta gjejmë”.
Këmbëngulën se çfarë dënimi donte për hajdutin, nëse donte 5 vjet burg, largim nga shteti… Unë mund të vendosja dënimin”, theksoi gazetarja.
/GazetaBlic Sport