Fatkeqësia me fanellat e harruara është mohuar, por për Ganën nuk ka paqe në Katar. Federata, përmes një deklarate në kanalet e saj sociale, konfirmoi se dje ekipi u detyrua të largohej nga hoteli i tyre për shkak të alarmit të emergjencës. Më pas situata u kthye në normalitet brenda një ore.
Në deklaratë thuhej: “Dje pas orës 14:30 (me orën e Katarit) të dielën, më 20 nëntor, një alarm urgjent ra brenda hotelit në Doha ku po qëndron Gana, duke i shtyrë të gjithë mysafirët të evakuohen vetë. Ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Katarit mbërriti Menjëherë në vendngjarje për të ndërhyrë pas alarmit të emergjencës. Situata u deklarua e sigurt pas rreth 45 minutash kontrolle dhe të gjithë të ftuarit u kthyen për të zënë dhomat e tyre”, njoftoi Gana.
Kombëtarja e Ganës ndodhet në grup me Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Uruguajin.
/GazetaBlic Sport