Emocionet e Kampionatit Botëror kanë filluar sot me ndeshjen mes Katarit dhe Ekuadorit.
Ekuadori fitoi pa problem ndaj nikoqirit me rezultat 2-0 me dy golat e Enner Valencias, shkruan GazetaBlic Sport.
Behar Maliqi i ftuar në emisionin “VAR SportShow” në Tëvë1 mendon se Katari nuk do arrij ta shënojë as golin e nderit.
“Katari do e ketë problem ta shënoj edhe golin e nderit këtë Botëror, për shkak se ndeshjen e rradhës e ka ndaj Holandës ku do ta ketë edhe më të vështirë, nuk ka lojtar që luajnë në Evropë ku janë ekipet më të forta në botë”, tha Maliqi.
/GazetaBlic Sport/