Lajme

Pal Lekaj për ligjin për pagat: Nuk mungon buxheti, por vullneti!

11/20/2022 21:34
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic sonte ka transmetuar një dokumentar në televizionin Kanal10 lidhur me mungesën e ligjit të pagave.

Derisa përfaqësuesit e punonjësve të sektorit publik kanë dhënë paralajmërime për grevë, nga Qeveria e Kosovës pohojnë se janë duke punuar që ligji i pagave së shpejti të dalë në votim.

Por nga opozita, pretendojnë se mungon vullneti i Qeverisë aktuale për të shtyer tutje çështjen e ligjit të pagave.

“E thënë me të drejtë se është stërzgjatë, është bërë histori në vete edhe pse ne kemi qenë mjaftë të zëshëm që të miratohet ligji i pagave sepse 80 mijë shërbyes civil përfitojnë, sidomos pas ngritjes së çmimeve dhe me këto paga janë të papërballueshme. Afatet kanë qenë që në qershor të vie ligji i pagave, tani jemi në nentor dhe nuk është askund në procedur për miratim, kjo qeveri nuk është e interesuar që të përmirësoj kushtet e shërbyesve civil, vetëm që është marrë iniciativë nga një subjekt tjetër politik, jo që mungon buxheti por mungon vullneti për të miratuar ligjin e pagave”, tha Pal Lekaj deputet i AAK-së.

Emisioni i plotë: