Lajme

Një person kapet me rreth 320 kilogramë mjaltë pa dokumentacion në Viti

11/20/2022 09:15
nga:Genita C

Një personi i janë gjetur rreth 320 kilogramë mjaltë pa dokumentacion përkatës në veturë, në magjistralen Viti-Gërlicë.

Sipas policisë, vetura dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.