Botërori më i diskutuar në histori do të nisë sot në Katar.
Katari në fakt është i njohur për qëndrimin kundër komunitetit LGBT+. Disa lojtarë, për shembull anglezi Harry Kane dhe gjermani Manuel Neuer, do të vazhdojnë të dalin në fushë me një shirit ylberi në mbështetje të komunitetit, megjithëse drita jeshile nuk ka ardhur nga FIFA dhe për këtë arsye rreziku i një gjobe është i madh për në dëm të federatave përkatëse.
Megjithatë, të njëjtën gjë nuk do ta bëjë kapiteni i Francës, Hugo Lloris, i cili ka bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi për këtë akt pa autorizimin e FIFA-s.
/GazetaBlic