Kanë mbetur më pak se 24 orë deri te starti i Kampionatit Botëror.
Çështja e shiritit të kapitenit me ngjyra ylberi ka ngjallur diskutime të shumta para fillimit të këtij kampionati, me disa kombëtare që do e respektojnë kulturën e nikoqirit, Katar dhe disa të tjera që do bartin një shirit të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
Eriksen ka konfirmuar se kapiteni i Danimarkës do e mbajë shiritin “ylber”.
“Në atë shiritin “One Love”, mendoj se ne, si vend, e kemi veshur atë. Kështu që unë e di që kapiteni ynë (Simon Kjaer) do të mbajë shiritin “One Love” dhe më pas, cilat do të jenë pasojat. Nuk e di, por do të shohim”, tha fillimisht Eriksen.
“Dhe, përveç kësaj, dua të them, ne jemi këtu si futbollistë dhe do të luajmë futboll. Dhe, natyrisht, ne kemi dashur të ndihmojmë ku të mundemi. Por, në fund të fundit, unë jam në këtë skenë, sepse unë luaj futboll dhe ky është me të vërtetë fokusi im dhe është fokusi ynë në këtë turne”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/