Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Ishujve Faroe.
Dardanët barazuan në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në epërsi kaluan lojtarët tanë me anë të një super goli të Uran Bislimit.
Bislimi shënoi me një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 64’të të takimit.
Ishujt Faroe barazuan falë një pakujdesie në mbrojtjen e Kosovës.
Pas topit të larguar me fuqi nga ta, topin nuk e përceptoi mirë lojtari i vijës së fundit të Kosovës duke e lënë lojtarin, Radosalevic një kundër një me portierin, kurse ky i fundit nuk gaboi për të barazuar shifrat në minutën e 77’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


