Lajme

Osmani: Samiti i Frankofonisë, mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë informative dhe potencialin e shtetit tonë

11/19/2022 19:42
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Frankofonisë ku janë anëtare 88 shtete raporton Gazeta Blic.

Osmani theksoi se ky samit ishte një mundësi për të diskutuar dhe zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme të botës.

Tutje presidetja Osmani tha se ky samit ishte një mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë informative, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shtetit tonë e të rinisë sonë.

Postimi i plotë:

Samiti i krerëve të 88 shteteve anëtare të Frankofonisë, na e dha mundësinë e shkëlqyer për të diskutuar e zgjeruar partneritetin me shtete të ndryshme anekënd botës.

Sesioni plenar i këtij samiti, ndërkaq, i cili iu kushtua digjitalizimit, qe mundësi e mirë për t’i paraqitur të arriturat e Kosovës në fushën e teknologjisë informative, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të shtetit tonë e të rinisë sonë. ????