Sulmuesi i Leipzig dhe i Francës, Christopher Nkunku ka pësuar një lëndim mjaft serioz.
Para disa ditësh Nkunku në një duel me mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga në një seancë stërvitore u lëndua.
Kombëtarja franceze njoftoi që sulmuesi do humbasë Kupën e Botës, por duket se lëndimi i tij është tejet serioz.
Në një deklaratë, klubi i Bundesligës ka bërë të ditur se futbollisti i tij ka pësuar një këputje të ligamentit të jashtëm në gjurin e majtë dhe, megjithëse periudha e parashikuar e mungesës nuk është specifikuar, është normale që ai të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.
“Ne do ta mbështesim Christo-n sa më mirë që të mundemi që të kthehet sa më shpejt”, shkruan klubi gjerman.


