Sporti

“Bombardon Xhaka”, Andin Lokaj e përsërit edhe njëherë një pjesë të komentimit të famshëm të ndeshjes Serbi – Zvicër

11/19/2022 21:23
nga:Lorik J

“Bombardon Xhaka” padyshim që është një koment që “asocion” menjëherë në ndeshjen Serbi – Zvicër.

Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj ishte i ftuar në “BlicInterview“për të ndarë komentet e tij para fillimit të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Andin Lokaj ndër të tjerash përsëriti komentimin e tij të famshëm në golin e realizuar nga Xhaka ndaj Serbisë që emocionoi të gjithë shqiptarët gjithandej botës.

Kujtojmë se Serbia pësoi humbje në atë ndeshje të Kampionatit Botëror pikërisht me golat e dy shqiptarëve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

/GazetaBlic