Kupa e Botës 2022

Fansat e frustruar me akomodimin në Katar: Po paguajmë që të qëndrojmë në vende që ngjasojnë me burgjet e Suedisë

11/19/2022 17:06
nga:E K

Kupa e Botës në Katar nuk është hapur ende zyrtarisht dhe tashmë ka ankesa të shumta nga tifozët.

Akomodimi, ushqimi dhe pijet janë shumë të këqija sipas tyre, duke u shprehur të zhgënjyer deri në atë masë sa po thonë se janë mashtruar, shkruan GazetaBlic Sport.

Vetëm një ditë ka mbetur deri në ceremoninë e hapjes dhe ndeshjes mes nikoqirëve Katar dhe Ekuador dhe zonat e hoteleve ngjajnë ende me kantiere, ndërsa tifozët janë të mbushur me kritika.

Rrjetet sociale u vërshuan me “stuhi” komentesh lidhur me kushtet që mbizotërojnë në lagjet e tifozëve.

– “Duket si një kamp karantine! Njerëzit paguanin para për të shkuar në – karantinë…Ky më duket si një burg suedez! Kam punuar në vende në mes të askundit me kushte më të mira, por ata më paguanin” – janë disa nga komentet.