Kupa e Botës 2022

Cristiano Ronaldo nuk ka më kufizime, merr pjesë në seancën e parë stërvitore në Katar

11/19/2022 15:42
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo është i pranishëm në stërvitjen e kësaj të shtune, e para në vendin e Kupës së Botës, në Katar.

Kapiteni i Portugalisë ka humbur edhe ndeshjen e luajtur në Alvalade, por pas disa ditësh dhe udhëtimit, CR7 nuk ka kufizime dhe është gati, përcjell GazetaBlic Sport.

Është hera e parë që Fernando Santos ka në dispozicion të 26 lojtarët në stërvitje.

Stërvitja filloi në orën 14.30, me temperaturë 27 gradë.

/GazetaBlic Sport/