Lajme

9 viktima nga shpërthimi që ndodhi në ishullin Sakhalin të Rusisë

11/19/2022 15:10
nga:Y I

Një shpërthim gazi në një ndërtesë në Lindjen e Largët të Rusisë vrau të paktën nëntë persona të shtunën, duke përfshirë katër fëmijë, sipas autoriteteve lokale.

Një pjesë e ndërtesës pesëkatëshe në qytetin Tymovskoye në ishullin Sakhalin u shemb pasi një bombol gazi shpërtheu në një nga apartamentet rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën e Moskës.

Sakhalin ndodhet në Oqeanin Paqësor, në veri të Japonisë.

Sipas Limarenko, banorëve të prekur nga shpërthimi iu ofrua strehim i përkohshëm dhe familjeve që humbën shtëpitë e tyre do të paguhen 7,800 euro.