Kupa e Botës 2022

Trajneri i Katarit: Ka shumë dezinofrmata që po bëhen, ne jemi gati

11/19/2022 15:09
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Katarit ka folur para ndeshjes hapëse ndaj Ekuadorit.

Vdekja e punëtorëve gjatë ndërtimit të stadiumeve për Botërorin ishte një pyetje që iu drejtua trajnerit të kombëtares së vendit organizator, spanjollit Felix Sanchez Bas, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një temë për të cilën është folur shumë, por, për mendimin tim, ka shumë dezinformata dhe një qasje joproporcionale me realitetin”, ka thënë ai në komentin e ndeshjes hapëse të turneut, të dielën, me Ekuadorin.

“Sigurisht, humbja e një jete njerëzore në një vend pune është gjëja më tragjike që mund të ndodhë, në Katar dhe kudo tjetër në botë. Por shpresoj që Kupa e Botës mund të përmirësojë kushtet e të gjithë atyre njerëzve që jetojnë në kushte të pafavorshme, jo vetëm në Katar, por në çdo vend të botës”, shtoi ai.

Kjo dhe çështje të tjera, si të drejtat e njeriut, homoseksualiteti dhe gjithashtu liria e shtypit, kanë krijuar polemika në mbarë vendin, një çështje që nuk do të prekë ekipin pritës.

“Ka shumë dezinformata. Por ne jemi duke u përgatitur për këtë Botëror prej vitesh, kemi një grup shumë solid dhe asgjë dhe askush nuk do të na destabilizojë. Kjo nuk do të na ndikojë në asnjë mënyrë”, përfundoi trajneri.

/GazetaBlic Sport/