Manuel Neuer ka konfirmuar se do të mbajë shiritin ‘One Love’ në mbështetje të komunitetit LGBT të mërkurën kundër Japonisë.
Unë do të mbajë shiritin “One Love”, tha Neuer, i njëjti shirit që Harry Kane do ta përdor për Anglinë, sipas tyre në mbështetje të komunitetit LGBT.
Kjo ishte konferenca e parë për shtyp e gjermanëve, me Oliver Bierhoff dhe Youssoufa Moukoko përkrah Neuer, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra kombëtare, e cila tashmë është shprehur në favor të të drejtave të njeriut, të drejtave të punëtorëve dhe kundër diskriminimit gjinor në Katar, thotë se është “gati të paguajë gjobat” për pozicionet e saj, sipas presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf .