Kuvendi i Kosovës ka njoftuar lidhur me përfitimet e ish deputetëve, referuar deputetëve të Listës Serbe ditë më parë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se kur Kuvendi shpërndahet, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.
Ndërsa, në rastin e dorëheqjes, Kuvendi ka sqaruar se që nga dita kur japin dorëheqje, deputetëve i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.
Njoftimi i plotë i Kuvendit:
Në funksion të sqarimit të publikut lidhur me përfitimet e ish-deputetëve, njoftojmë si në vijim:
Kur Kuvendi shpërndahet, qoftë pas mandatit të rregullt apo me ndërprerje të mandatit, deputetët e legjislaturës përkatëse gëzojnë të drejtën në pagë kalimtare deri në një sistemim të ri, më së shumti 12 muaj.
Ndërsa kur deputeti jep doreheqje, nga ajo ditë i pushojnë të gjitha të drejtat që mund të kishte përfituar si ish-deputet, përfshirë edhe pagën kalimtare deri në 12 muaj.


