Luis Enrique, trajneri i Spanjës, vuri në dukje kombëtaret që ai i konsideron si favoritët për të fituar Kupën e Botës, por nuk përmendi fare Portugalinë e Cristiano Ronaldos.
“Brazili dhe Argjentina, nuk ka njeri në botën e futbollit që mund t’i eliminojë. Pastaj njesoj si gjithmonë, Franca që është kampione bote në fuqi, Gjermania, sepse nuk ka njeri që mund të thotë se nuk janë nga favoritët, pastaj Spanja, Anglia… guxoj të them si surprizë Holanda dhe Belgjika. ”, tha ai.
Spanja është pjesë e grupit E të fazës finale të Kupës së Botës, me Kosta Rikën, Japoninë dhe Gjermaninë.
/GazetaBlic Sport/