Këtë të premte, FIFA ka zbuluar gjyqtarin që do të drejtojë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës në Katar.
Ky është italiani Daniele Orsato. Gjyqtari do të drejtojë ndeshjen mes Katarit, kombëtares ‘vendase’ dhe Ekuadorit, nga raundi i parë i grupit A, të planifikuar për në orën 16:00 të së dielës, përcjell GazetaBlic Sport.
Holanda dhe Senegali janë dy kombëtaret e tjera që bëjnë pjesë në grup.
/GazetaBlic Sport/