Kupa e Botës është vetëm dy ditë larg fillimit.
Skuadrat pjesëmarrëse tashmë kanë bërë përgaditjet finale para fillimit të garës më të madhe në glob për futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Fansat, njohësit dhe lojtarët e futbollit tashmë kanë nisur të bëjnë parashikimet e tyre për fituesin.
Lojtari i Danimarkës, Braithwaite nuk ishte ‘modest’ në deklaratën e tij, ku e cilësoi kombëtaren e tij si favorite për të triumfuar.
“Kemi vetëbesim. Kemi pasur një kampanjë të shkëlqyer në Ligën e Kombeve. Kjo rrugë na bën të mendojmë se mund ta fitojmë Kupën e Botës. E dimë se askush nuk na llogarit si kandidatë, por ne jemi kandidatë për trofe. Jemi këtu për të fituar dhe jo vetëm për të marrë pjesë”, ka thënë sulmuesi danez sot në një intervistë dhënë për FIFA-n.
/GazetaBlic Sport/