Kupa e Botës 2022

Vinicius: Kisha frikë se nuk do shkoja në Katar, tentuan të më dëmtonin!

11/18/2022 17:40
nga:E K

Për Brazilin, i cili nesër do të fluturojë drejt Katarit, trajneri Tite ka caktuar sot një gjysmë dite pushim.

Duke folur për mediet sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Jr. zbuloi se kishte frikë se nuk do ia dilte të shkonte në Botëror.

“Kisha shumë frikë se mos mund të isha këtu dhe të luaja këtë Botëror me Brazilin. Ajo që ndodh gjatë një ndeshjeje duhet të mbetet gjithmonë në mesin e gjërave në fushë, por ka raste që arrin në një pikë të caktuar që është e tepërt dhe më janë bërë ndërhyrje vërtet të pista. Në ndeshjet e fundit, Rodrygo dhe unë kemi vuajtur shumë dhe u frikësuam nga më e keqja, që është të lëndohesh dhe të humbasësh Kupën e Botës. E vërteta është se kur fillon të konsiderohesh lojtar i rëndësishëm, kundërshtarët godasin fort dhe njeriu duhet të mësojë të jetojë me këtë fakt. Mësova ta bëj duke u frymëzuar nga Neymar, i cili u ‘rrah’ njësoj si unë kur luajti për Barcelonën, dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë për Cristiano Ronaldon në Real Madrid. Gjithashtu Benzema më ndihmoi, duke më thënë të qëndroj i qetë dhe të vendos shpirtin tim në paqe, sepse nëse kundërshtarët të bëjnë kaq shumë faull, do të thotë se ata kanë frikë nga ty. Prandaj, kur kam topin përpiqem t’i sfidoj ata dhe të largohem prej tyre, është një lloj hakmarrjeje futbolli” – tha Vinicius, referuar këtu ndoshta edhe mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliut, i cili e “kërcënoi” në ndeshjen e fundit të Real Madrid me Rayo Vallecano.