Wayne Rooney ka zgjedhur Argjentinën për të ngritur Kupën e Botës për herë të tretë në Katar.
Ish-reprezentuesi anglez beson se Argjentina është favorite për të fituar Kupën e Botës që do zhvillohet në Katar.
Rooney gjithashtu beson se fitorja e Argjentinës në Copa America në 2021, duke mposhtur Brazilin për titull, jo vetëm që i ka dhënë skuadrës besim, por gjithashtu ka lehtësuar presionin mbi lojtarët.
“Për mua, Argjentina është favoritja. Ndryshe nga viti 2018, ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe të fortë rreth Lionel Messit si Lautaro Martinez, Leandro Paredes, Rodrigo De Paul dhe sigurisht Angel Di María. Fitimi i Kupës së Amerikës vitin e kaluar do të ketë u ka dhënë besim dhe u ka hequr pak presionin. Klima do t’u përshtatet edhe atyre”, tha ai në një intervistë për ‘The Times’.
Kujtojmë që Argjentina ndodhet në grupin C, për Kupën e Botës, së bashku me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.