Lajme

Ushtaret e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin për operacioni paqeruatjëse në Abu Dhabi

11/18/2022 17:08
nga:Y I

Ushtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) përfunduan me sukses trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kosova ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret e FSK-së patën mundësi të ndajnë përvoja dhe të përfundojnë me sukses trajnimin.

“Ushtaret tona me sukses kanë përfunduar trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve tona”, ka deklaruar Mehaj.