Kupa e Botës 2022

Belgjika merr lajmin e keq për Lukakun, mësohet data se kur do jetë në dispozicion për Kupën e Botës

11/18/2022 16:37
nga:E K

Kupa e Botës është vetëm dy ditë larg fillimit.

Skuadrat pjesëmarrëse tashmë kanë bërë përgaditjet finale para fillimit të garës më të madhe në glob për futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja belge ende nuk e ka dispozicion sulmuesin kryesor, Romelu Lukaku i cili nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas “Corriere dello Sport” Belgjika nuk mund të llogarisë në të as për ndeshjen ndaj Kanadës në 23 nëntor.

Sulmuesi do të kryejë disa teste të tjera për të parë më në detaje situatën e tij.

Gjithashtu duket e vështirë të imagjinohet që Lukaku të jetë mjaftueshëm në formë për të marrë pjesë në ndeshjen kundër Marokut më 27 nëntor, kështu që Belgjika shpreson që 29-vjeçari të jetë plotësisht i aftë për ndeshjen me Kroacinë më 1 dhjetor.

/GazetaBlic Sport/