Kupa e Botës 2022

Kjo është data dhe orari i ndeshjes së parë të Anglisë në Kupën e Botës

11/18/2022 15:51
nga:Mergim Rreci

Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë deri tek fillimi i Kupës së Botës.

Kombëtarja e Anglisë tashmë po kryen përgatitjet e fundit, atje ku në grup është me Iranin, Uellsin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Tre Luanët’ e kanë fituar njëherë Kampionatin Botëror dhe tashmë do të synojnë që ta përsërisin atë sukses edhe në Katar.

Anglia ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Iranit, ndeshje kjo që zhvillohet të hënën në ora 14:00.

/GazetaBlic Sport/