Deputetja e PDK-së, Arian Musliu-Shoshi, ka komentuar kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, derisa u betuan 10 deputetë të rinj, në vend të atyre që u dorëhoqën ditë më parë.
Në një intervistë për Gazeta Blic, ajo ka thënë se Qeveria duhet të tregojë se a ka bërë marrëveshje për kthimin e tyre në Kuvend apo ata kanë shprehur vetë dëshirën që të kthehen.
Nga qeveria deri më tani nuk ka pasur deklarim lidhur me kthimin e tyre në Kuvend./Gazeta Blic/


