Kupa e Botës 2022

Vendi i parë do të marrë shifrën më të madhe në histori të Kupës së Botës

11/18/2022 13:14
nga:Mergim Rreci

Për Kupën e Botës në Katar, FIFA ka ndarë 440 milionë dollarë, një rritje prej 40 milionë dollarësh nga edicioni i vitit 2018. Në Kupën e Botës të Brazilit 2014, 358 milionë dollarë ishin në dispozicion.

Kupa e Botës FIFA 2022 fillon më 20 nëntor. Gjithsej 32 vende do të marrin pjesë, me disa prej tyre që tashmë konsiderohen favorite për ta fituar trofeun më të madh të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Përpara Kupës së Botës 2006, skuadra fituese nuk mori kurrë më shumë se 10 milionë dollarë, me kampionin e vitit 1982, Italinë që u largua me rreth 2.2 milionë dollarë.

Kur jemi tek kompeticioni i këtij viti, vendi i parë do të shpërblehet me 40 milionë euro. Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro.

Shuma prej 40 milionë eurove është shifra më e madhe që ndonjë kombëtare ka marrë ndonjëherë.

/GazetaBlic Sport/