Kupa e Botës 2022

Udhëheqësit e Budweiser shumë të nervozuar me vendimin e fundit të Katarit për ta ndaluar alkoolin

11/18/2022 12:57
nga:Mergim Rreci

Zyrtarët e Katarit kanë ndaluar shitjen e birrës në stadiume dy ditë përpara fillimit të Kupës së Botës FIFA 2022.

Ishte kjo në një lëvizje e çuditshme që prek sponsorin e FIFA-s, Budweiser, përcjell GazetaBlic Sport.

Në fillim të kësaj jave Budweiser ishte detyruar të zhvendoste stendat e tij të shitjes së birrës në vende më pak të spikatura në stadiume për të shmangur mundësinë e mbylljes së plotë nga zyrtarët e Katarit.

Megjithatë, as kjo nuk e ndihmoi këtë kompani dhe tani shitja në stadiume iu ndalua plotësisht. Sipas raportimeve të para, drejtuesit e Budweiser janë shumë të nervozuar me këtë vendim dhe se tashmë po kërkojnë nga FIFA të ofrojë një zgjidhje, duke paralajmëruar edhe masa radikale ligjore nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

/GazetaBlic Sport/