Lajme

Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së

11/18/2022 10:40
nga:G B

Ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kaqanoll, Feriz Ilaz Hyseni, raporton Gazeta Blic.

Ai ka qenë ushtar i Brigadës 141, “Mehë Uka”.

Varrimi i tij bëhet në ora 15:00.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mortor,

Ka ndërruar jetë ish Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Kaqanoll Feriz Ilaz Hyseni.

Ishte i kyçur në radhët e UÇK-së, në Brigadën 141,” Mehë Uka”.

Varrimi i veteranit të UÇK-së bëhet sot nga ora 15:00, në varrezat e Fshatit Kaqanoll.

Ngushëllime familjes Hyseni e bashklutetarëve të UÇK-së.

Qofsh banor i xhenetit!