Tek kombëtarja e Anglisë janë shfaqur problemet e para në Katar.
Anglezët kanë raportuar se po pengohen nga zhurma e vazhdueshme e deveve atje, shkruan GazetaBlic Sport.
Zgjedhja për të qëndruar në hotelin Souq Al Wakra u bë për të qenë jashtë qendrës dhe zhurmës së qytetit, megjithatë aty janë devetë që nuk i lënë të pushojnë të qetë natën.
Raportohet se futbollistët asesi nuk po mund të flejnë të qetë nga kjo zhurmë.
/GazetaBlic Sport/